Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen.
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë.Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vdekje e dhimbshme e një burri në Vlorë, e godet pasqyra e një mjeti, rrëzohet dhe e shtyp makina tjetër në rrugë
- Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite
- Rëndohet situata para Alta Bankës në Manastir, alivanosen disa qytetarë që prisnin radhë
- Kurti: Dehari “u mbyt” në burg! Familja dhe LVV kërkojnë zbardhjen e vdekjes në paraburgim
- Ambasada amerikane përgëzon Liridona Beqirin dhe Boris Shambevskin për pjesëmarrjen në IVLP
- Familja e Astrit Deharit e akuzon Prokurorinë për manipulim të rastit
- Mickoski për rastin e Alta Bankës: Shteti po e ndjek procesin, qytetarët të jenë të qetë, do të kompensohen deri në centin e fundit
- “Dashuri për Story, luftë në shtëpi!”
- Zjarr në një depo drush në Gostivar, digjen skuter, biçikletë dhe sharrë motorike
- Shoferi sillet në mënyrë agresive ndaj policisë në Gostivar, rezulton edhe nën ndikimin e alkoolit