VLEN-i, në një restorant të quajtur FAFA, në prani të dy-tri qind grave, në suaza të “NDRYSHIMIT” të madh, në qershorin e vitit 2024 patën premtuar se do të siguronin 40% gra në ekzekutiv. Sot, një vit më pas, a janë ato 40%? Jo! Premtimi u zhduk si të mos ishte thënë kurrë.
Nejse, i kthehemi “shkëlqimit” të djeshëm në Hotel Bushi dhe mjerimit real të grave si në politikë, ashtu edhe në përditshmërinë e tyre.
Ky tubim, i paraqitur në rrjete sociale si epik e kolosal për pjesëmarrjen e grave në politikë, fsheh në fakt një trishtim të madh. Sepse pikërisht ky takim, ftesa e të cilit u bë para disa ditëve në një grup viberi të quajtur “Gratë”, u shndërrua në shkas për përjashtimin e grave nga ky grup, vetëm pse dy-tre prej tyre guxuan të shprehin vërejtje të drejta e korrekte për diskriminimin dhe anashkalimin që u bën VLEN-i!
Kjo është filozofia e VLEN-it: “Gratë i duam, por vetëm ato që rrinë urtë e bëjnë figurë.” Ky është realiteti i zërit të tyre. Ky është “fuqizimi” i premtuar…ky është “NDRYSHIMI” i tyre, për të cilin besuam dhe i votuam!
Në fotot e publikuara dominonin gratë mësuese dhe punonjëse në shkollat fillore dhe çerdhet në Çair. Përpiqem t’i kuptoj për “nevojën dhe dëshirën” që kanë për të marrë pjesë në këto tubime “madhështore”, sepse humbja e vendit të punës në një vend si ky i yni është ekuivalente me tragjedi…humbje e bukës, e sigurisë dhe e mundësisë për një jetë minimale të qetë.
Mirëpo, çuditërisht aty pashë edhe gra që më janë ankuar deri në lot për diskriminimin dhe mospërfilljen nga kryetarët e partive të VLEN-it. E pikërisht këto nuk i kuptoj dhe as nuk i arsyetoj. Sepse, nëse një grua është viktimë e padrejtësive, por prapë zgjedh të bëhet dekor i atyre që e kanë shkelur, atëherë ajo jo vetëm e dëmton dinjitetin e vet, por u bën dëm edhe grave të tjera që luftojnë për barazi.
Hotelet, për “avancimin” e grave, janë një rrëfim tjetër tragjik, i mbushur me histori trishtuese që të gjithë i dinë. Në vend që të bëhen hapësira për të ngritur gruan, ato shpesh shndërrohen në skena të marketingut politik, ku përdorimi i grave për foto e statistika zëvendëson respektin për to si individë me mendim, dinjitet dhe të drejtë për vendimmarrje. Dhe është e fshehtë publike se prapa dritave, megalomanisë së hoteleve ekzistojnë histori të gërditshme që askush nuk guxon t’i thotë me zë publikisht.
Dinjiteti i shkelur. Integriteti i përdhosur. Diskriminimi i fshehur nën buzëqeshje të sforcuara në salla hotelesh. Shkelja e grave që vazhdon në formën më të rafinuar, dekor politik dhe nevojë për marrjen e votës së tyre, asgjë më shumë.
#HotelPolitikë #VlenVeçPërJaranesha
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Institucionet në terren në Negotinë të Pollogut, merren mostra të ujit për analiza (VIDEO)
- Zgjedhjet në Serbi! Gjendet një fuoristradë e mbushur me shkopinj bejsbolli para zyrave të SNS-së, përplasje mes qytetarëve
- Funksionarë të VLEN-it vizitojnë Preshevën, mbështetje për “Koalicionin shqiptar”
- Sa do të paguhet një orë pune? Propozimi për pagesë sipas orëve hap debat mes punëdhënësve dhe sindikatave
- Vuçiç në panik nga humbja – ua ndalon hyrjen në seli disa mediave!
- Mbi 700 fëmijë lypin në rrugët e vendit, mijëra denarë përfundojnë te organizatorët
- Zgjedhjet në Serbi! Rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Durim Seferi: 11 operacione s’më ndalën nga ëndrra…
- Starlink vjen, operatori i tretë premton çmime më të ulëta
- Sinani: Votimi i sotëm është vendimtar për shqiptarët e Luginës