“Zakonisht parapëlqej të flas për ide dhe për qytetin, jo për individë, por kësaj radhe po e bëj një përjashtim të vogël.
Më vjen mirë që udhëheqësia aktuale nuk identifikohet dhe nuk di të dallojë vizionin tonë, sepse deri më sot shpesh e kanë dëshmuar se nuk dijnë ta dallojnë vizionin nga iluzioni.
Përderisa unë kam qenë pjesë e menaxhmentit të një korporate të suksesshme multinacionale, dikush tjetër mundohej të gjente veten në politikë duke ndërruar parti dhe duke bërë pazare.
Përderisa unë menaxhoja projekte strategjike për shtetin, si gazifikimi me 180 km rrjet të ndërtuar për vetëm 2 vite e gjysmë, dikush tjetër shtrëngonte duart herë me LSDM-në e herë me VMRO-në, vetëm për të mbijetuar politikisht.
Dhe jo, nuk e kam zakon e as vizion që dikush të vijë të më poshtërojë në shtëpinë time, ndërsa unë të rri i heshtur e të mos guxoj të flas.
E vërtetë është se nuk ndajmë të njëjtin vizion, dhe për këtë jam krenar. Unë nuk besoj në mashtrime, manipulime apo pazare të ulta politike.
Për vizionin tim për Tetovën jam i gatshëm të flas hapur dhe ballë për ballë, jo duke u fshehur pas hijes së kryeministrit, por duke u përballur me dinjitet përpara tetovarëve.
Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim është koalicioni më i madh historik i shqiptarëve dhe i të gjithë qytetarëve që ia duan të mirën këtij vendi.
Vizioni ynë është një Tetovë funksionale, ku mbrohet e mira e përbashkët dhe ku çdo qytetar, përfshirë edhe kryetarin aktual, do të jetojë më mirë dhe më me dinjitet” ka shkruar Bajram Rexhepi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Institucionet në terren në Negotinë të Pollogut, merren mostra të ujit për analiza (VIDEO)
- Zgjedhjet në Serbi! Gjendet një fuoristradë e mbushur me shkopinj bejsbolli para zyrave të SNS-së, përplasje mes qytetarëve
- Funksionarë të VLEN-it vizitojnë Preshevën, mbështetje për “Koalicionin shqiptar”
- Sa do të paguhet një orë pune? Propozimi për pagesë sipas orëve hap debat mes punëdhënësve dhe sindikatave
- Vuçiç në panik nga humbja – ua ndalon hyrjen në seli disa mediave!
- Mbi 700 fëmijë lypin në rrugët e vendit, mijëra denarë përfundojnë te organizatorët
- Zgjedhjet në Serbi! Rritet pjesëmarrja në zgjedhje, 57.66% e votuesve kanë votuar deri në orën 16:00
- Durim Seferi: 11 operacione s’më ndalën nga ëndrra…
- Starlink vjen, operatori i tretë premton çmime më të ulëta
- Sinani: Votimi i sotëm është vendimtar për shqiptarët e Luginës