Në një kohë kur garat zgjedhore në Strugë po afrojnë, një takim i paparë mes Kreshnik Bekteshit nga BDI dhe Garip Kabës nga Aleanca Shqiptare po ngjall komentime të shumta në skenën politike shqiptare informon Tetovasot. Fotografia e përbashkët e tyre, është shoqëruar nga Bekteshi me mbishkrimin “Bashkë”, për të treguar një bashkëpunim më të fortë në zgjedhjet locale tek Fronti Evropian.
Kjo e fundit ende nuk ka shpallur kandidatin për Strugën, dhe ky moment duket se mund të jetë një shenjë për ndryshime strategjike në mënyrën se sikoalicioni do të qaset ndaj zgjedhjeve lokale në këtë rajon kyç. Bashkëpunimi me Aleancën Shqiptare mund të synojë forcimin e pozicionit politik dhe unifikimin e elektoratit shqiptar në Strugë, në një përpjekje për të kapërcyer përçarjet dhe sfidat e së kaluarës.
Analistët politikë vlerësojnë se ky bashkëpunim potencial do të ketë ndikim të rëndësishëm në dinamikën zgjedhore, duke sjellë një koalicion më të fortë dhe më të organizuar, i cili mund të ndryshojë balancat e fuqisë në komunën e Strugës.
Ndërkohë, qytetarët dhe vëzhguesit politikë presin me interes zyrtarizimin e kandidaturave dhe njoftimet e tjera që do të hedhin më shumë dritë mbi këtë bashkëpunim.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Një e akuzuar e pranon se ka marrë ryshfet në rastin me fondet e BE-së për bujqit
- “I kanë shpallur luftë gjuhës shqipe”, Osmani: Kjo nuk do zgjasë shumë, shqiptarët janë zgjuar, shihni studentët!
- Këshilltari i VLEN-it në Strugë del kundër VLEN-it (VIDEO)
- Osmani: Situata është e jashtëzakonshme, nevojitet mobilizim gjithëpërfshirës për të ndalë agresionin politik ndaj shqiptarëve
- “Ankohen te kryeministri për njëri tjetrin”, Osmani: VLEN nuk ka peshë në ekzekutiv, nuk qëndrojmë prapa dere për tu futur në Qeveri
- Ahmeti: Deklaratat e Kurtit për gjuhën shqipe u përdorën nga antishqiptarët, më gërryente në shpirt (VIDEO)
- VLEN mbledh 850 delegatë në kongresin e 9 majit, zbulohet slogani zyrtar
- Bexheti – Stoillkoviqit: Ti ministër i Republika Srpska, Stoilkoviq: S’punohet më veç për shqiptarët
- Kongresmeni Self i paraqet rezolutë Dhomës së Përfaqësuesve për anëtarësimin e Kosovës në NATO – detaje
- Kallëzim penal ndaj gjashtë stomatologëve në Maqedoninë e Veriut – Policia financiare i akuzon për shpërdorim të detyrës