Kryetari në largim i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka privatizuar të gjitha pronat publike të tetovarëve, ndërsa tani po bën plane edhe për shitjen e ujit të pijshëm. Sipas të gjitha gjasave, sistemin e ujësjellësit dhe furnizimin me ujë të pijshëm do të ja shet një kompanie private e cila të vetmin investim do ta ketë vendosjen e aparateve për matjen e ujit që konsumojmë qytetarët, ndërsa për këtë do ta rris çmimin e ujit në mënyrë drastike. Edhe këto para ashtu si paratë që mblidhen për mbeturina dhe pronat publike që u shitën për çmime qesharake, do të përfundojnë në kompani private dhe tek njerëz të afërt me Kasamin dhe partinë e tij.
Tetova nuk ka nevojë për privatizim të ujësjellësit sepse Tetova ka ujë të mjaftueshëm, por nevojitet vetëm të mos vidhen paratë që mblidhen nga qytetarët dhe ato të investohen në rrjetin e furnizimit. Të gjithë ekspertët kanë dëshmuar se uji humbet si pasojë e rrjetit të vjetëruar, ndërsa Komuna grumbullon mjete të mjaftueshme edhe me taksat aktuale që të bëjë këto investime.
Komuna e Tetovës nuk ka asnjë arsye të shëndoshë për të privatizuar ujësjellësin, por arsyeja e vetme do të ishte vetëm plaçkitja e tetovarëve dhe përfitimet personale të klanit të Kasamit.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mes lotëve e trishtimit, flet avokatja e Arlinda Zekës: “S’kom me vdekë pa e çu dikon në burg”!
- Kapet në Francë 44-vjeçari nga Maqedonia me 66 kilogramë kokainë!
- Ja sa vota morën shqiptarët në Sanxhak, simbolike, por domethënëse?
- Kurti e quan “arritje të jashtëzakonshme” rezultatin e shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi
- Adnan Azizi e komenton fotografinë e deputetëve të AKI-së!
- Zgjedhjet presidenciale në Bullgari shkojnë në balotazh më 1 nëntor
- Dhunë në familje në Strugë, arrestohet 49-vjeçari
- Von der Leyen dhe Costa urojnë Listën e Studentëve për fitoren: BE e gatshme të mbështesë reformat në Serbi
- Shtetasi hungarez kapet me 200 mijë euro në Tabanoc
- Kurti reagon: Koalicioni shqiptar në garë për mandat të tretë – Vuçiq pranoi humbjen, Daçiq po përballet me humbje të rëndë