Hana Selmani, një e re shqiptare nga Shkupi, ka publikuar studimin e saj të parë shkencor mbi një program inovativ që përdor inteligjencën artificiale për të zbuluar dhe diagnostikuar depresionin me një saktësi mbresëlënëse prej 99%.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në Nova International Schools në Shkup, Hana vazhdoi studimet në fushën e Shkencave Kompjuterike në New York University Abu Dhabi. Nën mentorimin e profesoreshës Mai Oudah, ajo zhvilloi një model parashikues që analizon të dhënat e mikrobiomës së zorrëve për të identifikuar ndryshimet bakteriale që dallojnë individët me depresion nga ata pa këtë gjendje.
Studimi përdori të dhëna nga 90 persona, 43 të diagnostikuar me depresion dhe 47 pa diagnozë për të ndërtuar modelin. Përmes teknikave të përzgjedhjes së veçorive, u identifikuan 30 deri në 50 baktere që treguan dallime të theksuara midis dy grupeve, duke ofruar potencial për zbulimin e biomarkerëve të rinj të depresionit.
Modeli tregoi performancë mbresëlënëse, me një rezultat AUC prej 0.991, që korrespondon me një saktësi prej 99%. Ky nivel i lartë saktësie e bën sistemin një mjet të mundshëm për diagnostikim të hershëm, të përballueshëm dhe të aksesueshëm për shumë njerëz që, për shkak të kufizimeve financiare ose mungesës së specialistëve, kanë vështirësi në aksesimin e ndihmës psikologjike.
Përtej vlerës klinike, ky studim kombinon bioinformatikën me psikologjinë, duke krijuar ura të reja ndërdisiplinore. Programi gjithashtu ofron një bazë për studime të mëtejshme mbi ndikimin e mikrobiomës në shëndetin mendor dhe hap rrugën për përdorimin e biomarkerëve të zbuluar në kërkime biologjike më të thelluara.
Në të ardhmen, Hana synon të vazhdojë rrugëtimin e saj akademik me një master në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo gjithashtu është në proces të publikimit të një artikulli të dytë në fushën e sigurisë së çipave elektronikë dhe shpreson që puna e saj mbi diagnostikimin e depresionit të adoptohet nga kompani teknologjike ose institucione të shëndetit publik, për të pasur një ndikim më të gjerë në shoqëri.
Studimi i plotë është publikuar në Springer Nature, në kuadër të konferencës ndërkombëtare PACBB 2024.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksion i madh policor në tri qytete: Dyshime për keqpërdorime milionëshe në shëndetësi
- Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të Shëndetësisë
- “Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin
- Marihuanë në shtëpi, arrestohet 46-vjeçari
- Sulmoi komandantin dhe punonjësit e Burgut të Tetovës, arrestohet 44-vjeçari
- Pa patentë, 22-vjeçari nga Çegrani rrëzohet me moped dhe përfundon në spital
- 17-vjeçari dyshohet se vodhi portofolin dhe përdori kartelën bankare të shokut në Tetovë
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër
- Miteva: Maqedonia me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor!
- Prindi ankohet se vajza nuk ka mësim për shkak të mungesës së nxemjes në shkollën e Negotinës, drejtoresha Hoda: Nesër do të ketë nxemje (VIDEO)