Plot 11 gola në një ndeshje superiore të dominuar nga Kuq e Zinjtë gjenerata U 14 e Shkëndijës që drejtohet nga treneri Ismail Ismaili informon Tetovasot.Ndeshja u zhvillua në Aerodrom me skuadrën me të njëjtin emër dhe kjo ishte një hakmarrje e klubit nga Tetova që nuk ishin aspak të kursyer për nga golat që ishin plot të tillë.
Serinë e golave e hapi Arian Isaku me dy gola të shpejtë ndërsa më pas ishte Drini Ademi që shënoi të tretin.Leart Salihi vazhdoi serinë e golave ndërsa shënoi dy të tjerë për tu përmbyllur pjesa e parë .Në pjesën e dytë vazhdoi seria e golave ndërsa në listën e golëshënuesve ishin edhe Dior Alili përmes një penaltie që e krijoi vetë dhe e realizoi atë.Art Zibëri, Rejan Saiti dhe Engin Abdiji poashtu ishin pjesë e golave.
Treneri I skuadrës Ismail Ismaili tha se kjo ishte një ndeshje superior e dominuar prej fillimit dhe skuadra po bën një punë të shkëlqyer me rezultate dhe fitore të njëpasnjëshme.
Në tre ndeshjet e fundit Shkëndija U-14 fitoi kundër Kumanovës 5:1, më pas kundër Bixho 3:0 dhe së fundmi fitorja e thellë e së dielës.
Javën tjetër mbyllet sezoni në sfidën e fundit kundër skuadrës nga Draçeva.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Autoritetet e Kosovës marrin nën kontroll infrastrukturën hekurudhore në veri
- Korridori “Behtel-Enka”: Akuza për projekt kriminal, Mickoski: Do t’i gjejmë gjurmët e parave
- Vuçiqi paralajmëron Kurtin: Do të hakmerremi ndaj jush, pas veprimit të sotëm në Zveçan
- Ali Ahmeti nderon Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në ceremoninë përkujtimore
- Në korrik nis gjykimi ndaj 21 serbëve të akuzuar për Masakrën e Reçakut
- Ndërron jetë në Mekke haxhiu Adnan Arifi nga Piroku
- Snopçe: Kryeministri po polarizon shtetin për interesa politike
- Bytyqi ndaj Koçovskës: 11 miliardë euro borxh i ri, po e çoni shtetin drejt humnerës me huazimet
- Barna për lënien e duhanit për herë të parë në listën esenciale të MSH-së
- Mickoski në hapjen e qendrës tregtare “Mega Shopping Park” në Gjevgjeli