Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një postimi në Facebook ka komentuar qasjen e Kryetares së Qytetit të Shkupit Daniela Arsovska ndaj problemit me mbeturinat dhe debatin me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiun.
Mexhiti shkruan se pas Arsovskëa fshihet Ali Ahmeti të cilit pasi i dështoi plani për rrëximin e Qeverisë po tenton shkaktojë destabilizim përmes saj dhe partisë E majta,
Mexhiti tutje thotë se Arsovska mirë është që viziton Çairin por se duhet të vizitojë dhe Saraji.
Postimi i plotë i Izet Mexhiti
Pas katër vitesh, Danella Arsovska është kujtuar të vijë në Çair!
Por në Çair, Danella Arsovska duhet të japë përgjigje për rrugën Cvetan Dimov! Duhet të japë përgjigje për Mega Parkun në Fushë Topanë! Duhet të japë përgjigje për gjithë ata kanalizime e ujësjellësa që i ndërton Çairi ndërsa duhet ti ndërtojë NP e Ujësjellësit! Arsovska duhet të jep përgjigje pse Çairi si asnjëherë më parë është mbytur në mbeturina!
Arsovska duhet të japë përgjigje për këto probleme, jo në fund të mandatit të bëjë inspektorin e kontrollorin, rol të cilin nuk e ka.
Por Arsovska fare nuk është çështja, as problemi. Problemi është që pasi që i dështoi plani për ta rrëzuar qeverinë me Taravarin, tani z.Ahmeti po tenton të shkaktojë destabilizim përmes Danella Arsoskës dhe Levicës.
Kjo është një strategji e fundit e Ahmetit për destabilizim të vendit, kësaj rradhe nëpërmjet komunave, dhe fatkeqësisht në bashkëpunim me Levicën dhe Danella Arsovskën. Më vjen keq për Danellën sepse është bërë instrument i BDI-së.
Mirë është që ka dalë në Çair. Por, mirë është ta shohim edhe në Saraj të hulumtojë ndërtimet e egra, mirë është që ti shohe ndërrmarrjet publike që janë para bankrotit, mirë është ta shohe Ujësjellësin, ndërrmarrjen që sot është para bankrotit.
Por nuk duhet ta harrojmë: këta nuk e kanë hallin as të Çairit e as të qytetarëve të Çairit e të Shkupit. Këta e kanë hallin se si të shpëtojë Ahmeti dhe të tjerët nga përgjegjësia.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksion i madh policor në tri qytete: Dyshime për keqpërdorime milionëshe në shëndetësi
- Aksion policor në disa qytete të Maqedonisë së Veriut: Nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të Shëndetësisë
- “Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin
- Marihuanë në shtëpi, arrestohet 46-vjeçari
- Sulmoi komandantin dhe punonjësit e Burgut të Tetovës, arrestohet 44-vjeçari
- Pa patentë, 22-vjeçari nga Çegrani rrëzohet me moped dhe përfundon në spital
- 17-vjeçari dyshohet se vodhi portofolin dhe përdori kartelën bankare të shokut në Tetovë
- “Shqiptarë e maqedonas edhe pas të hënës do të jetoni pranë njëri-tjetrit”, Mickoski: Bërvenicë, votoni me arsye e me zemër
- Miteva: Maqedonia me rritjen më të lartë ekonomike në Ballkanin Perëndimor!
- Prindi ankohet se vajza nuk ka mësim për shkak të mungesës së nxemjes në shkollën e Negotinës, drejtoresha Hoda: Nesër do të ketë nxemje (VIDEO)