Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë. Ndaj Liridon Masuricës, 33-vjeçar nga Gjilani, rëndojnë akuzat për konspiracion për mashtrime dhe për përdorim dashakeq të 15 apo më shumë instrumenteve të paautorizuara elektronike. Nëse shpallet fajtor, Masurica mund të dënohet me burgim në kohëzgjatje maksimale prej 55 vjetësh. Masurica ishte arrestuar nga autoritetet e Kosovës më 12 dhjetor 2024. Sipas aktakuzës, Masurica ka ofruar ilegalisht në shitje kredenciale të vjedhura të llogarive dhe serverëve, informata për kartela të kreditit dhe informata të tjera identifikuese të individëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gjendet pranë kufirit me Greqinë një granatë e pashpërthyer me rrezik të lartë
- Aliu në vizitë në objektin e rikonstruktuar të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë: Investimet në kujdesin shëndetësor parësor nënkuptojnë kushte më të mira për pacientët dhe punonjësit shëndetësorë
- Kosova i bashkohet festës së 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së
- Më shumë se 220 shatërvanë për ujë të pijshëm në Shkup
- Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
- Dalin detaje të reja për vrasjen në Dragash, viktimë një 47 vjeçar
- Mexhiti: Kemi realizuar edhe projekte që nuk i kemi premtuar në fushatë zgjedhore
- Sonte pritet vendimi për ndryshimet në Qeveri, kush largohet e kush emërohet ministër
- Milloshoski: “E Majta” nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin për ndryshime në Kodin Zgjedhor, do të paraqitet një amendament për para për reklama zgjedhore
- Komuna e Çairit shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Vlado Janevski