Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe ka thënë se kjo është një ditë historike për vendin.
“Është një ditë historike, këtu në dhomën ku ka funksionuar edhe Churchilli u nënshkrua marrëveshja më e madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut. Korniza e saj është rreth 6 miliardë euro si kredi me interes jashtëzakonisht të ulët, që do të investohen në zgjidhjen e problemeve jetike dhe strategjike për qytetarët tanë”, deklaroi Mexhiti nga Londra.
Kjo marrëveshje financiare parasheh investime në disa sektorë kyç:
Infrastrukturë: zhvillimi i korridoreve 8 dhe 10 me theks të veçantë në infrastrukturën hekurudhore;
Shëndetësi dhe arsim: ndërtimi i një spitali të ri në Kërçovë, rinovimi i klinikave në Tetovë, ndërtimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe e njëjta në Shtip;
Mjedis jetësor: pastrimi përfundimtar i mbetjeve të rrezikshme industriale nga Ohisi, Jugohromi, Vaksinca dhe Llojani që përbëjnë rrezik të madh për natyrën dhe shëndetin e qytetarëve;
Zhvillim ekonomik: mbështetje për ndërmarrjet vendore dhe inkuadrimi i ekonomisë në projekte të rëndësishme zhvillimore.
“Ky është një investim më se i nevojshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe besoj se do të shënojë një kthesë pozitive për të ardhmen e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”, përfundoi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Klekovski: Përmes një sërë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin, së bashku me Klinikën e Neurologjisë, po punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të zvogëluar aftësinë e kufizuar si pasojë e goditjes në tru
- Rasti i Liridona Ademajt: Naim Murseli dhe të tjerët sillen para Apelit
- Mickoski i drejtohet Filipçes për minierat: Ne nuk po e shesim vendin, por po e kthejmë atë që shitët ju
- “Arlinda tentoi të fshihej pas derës”: Detajet e gjykatës dhe zbulimet ekskluzive të “MAT” (VIDEO)
- Konfiskohen dy tonë mish të pasigurt, një pjesë e produkteve shiteshin edhe përmes rrjeteve sociale
- Tentativë për shitblerje droge në Llojan, sulmohet polici dhe një person ia mbath me BMW
- “Nuk jam i obligum me u marrë me ty” – Çfarë i tha polici Arlinda Zekajt pak ditë para vrasjes?
- Nga sot, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit edhe në celular!
- Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë
- Aksion i madh policor në tri qytete: Dyshime për keqpërdorime milionëshe në shëndetësi