Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi në një postim në rrjetin e tij social ”Facebook” ka deklaruar se masat e ministrisë që ai drejton kanë dhënë efektin e tyre duke mos patur rritje të çmimeve, inflacioni është stabil pas çka vërteton se masat kanë dhënë efektin e tyre.
Sipas Durmishit, inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikë
Statusi i plotë:
Sot, përsëri, lajme të shkëlqyera nga Enti Shtetëror i Statistikave. Inflacioni mbetet i qëndrueshëm!
Inflacioni i matur përmes kostos së jetesës në prill krahasuar me marsin shënoi një rritje prej vetëm 0.6%, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës. Në prill 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni ishte 2.6%. Kostot e ushqimit dhe pijeve po stabilizohen, masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultate. Çmimet e ushqimeve po ulen.
Shpenzimet për ushqim dhe pije në prill u rritën me 0.3% krahasuar me prillin e vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, pati një rënie prej -1.3%.
Me masa dhe politika sistemike, ne po punojmë për të ruajtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe për të stabilizuar çmimet për familjet!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
- Bastisje në Kumanovë – gjendet drogë, kallëzim penal
- Hapet segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë–Durrës deri në Rinas
- Incident në Çair – punonjësja shtyhet dhe kërcënohet
- Veliaj reagon nga paraburgimi: Hapni provat, hapni kafazin, hapni kamerat
- Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje
- Zjarr në një shtëpi në Ilinden – pa të lënduar
- Sulm tronditës në kryeqytetin helen, ky është 89-vjeçari që plagosi disa persona në Athinë
- Dokument fals në aeroport – ndalohet shtetasi kinez
- Orët e fundit për presidentin: Seanca shtyhet për në orën 14:00