Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot nga konferenca për shtyp bëri të ditur se Qeveria ka miratuar planin operativ për punësim për vitin 2025, me një shumë rekord prej 40 milionë euro. Plani do të përfshijë 16.507 qytetarë përmes masave të drejtpërdrejta për punësim, vetëpunësim dhe trajnime në përputhje me nevojat e tregut të punës.
Ndër masat më të rëndësishme janë ato që synojnë fuqizimin e të rinjve në tregun e punës: 10.000 euro mbështetje për çdo të ri deri në 29 vjeç që hap biznesin e tij, si dhe deri në 20.000 euro për biznese në çift, kur të dy bashkëthemeluesit janë të rinj. Kompanitë që punësojnë të rinj do të përfitojnë gjithashtu 250.000 denarë për çdo vend të ri pune.
“Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje për vetëpunësimin e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç, me ç’rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit. Kjo shumë është rekorde deri më tani dhe synon pikërisht të rinjtë deri në 29 vjeç, në mënyrë që të motivohen, talentin e tyre sipërmarrës ta realizojnë në shtet”, theksoi ministri Durmishi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Plumb qorr dëmton një tjetër veturë, këtë herë në Shkup
- Robert Millosheski emërohet ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Bërvenicës
- Murtezani: Sot demaskuam lojën VMRO+BDI1+BDI2 pas shpinës së tetovarëve (VIDEO)
- Presidenti Macron pret liderët evropianë, mes tyre edhe Zëvendëskryeministrin e Parë Bekim Sali
- Alarmuese: Video e re e dhunës mes të miturve trondit rrjetet sociale
- Zjarr pranë stacionit të autobusëve në Veles, përfshihen gjashtë makina
- BDI: Propozimi për emërtimin e rrugëve u hoq në mënyrë “klandestine” nga rendi i ditës
- Tensione në Kuvend: Arta Bilalli: Deputetja Arbana Pasholli u sulmua verbalisht nga Ivan Stoilkoviq, pak para emërimit të tij ministër
- Filipçe: Mickoski nuk ka asnjë rezultat, rikonstruimi është vetëm ndryshim emrash
- Mbi 612 miliardë denarë të ardhura të deklaruara nga qytetarët për vitin 2025