Drejtuesit e Voska Sport njoftuan zyrtarisht se kanë marrë vendimin për t’u tërhequr nga Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë. Ky vendim vjen pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënoi ashpër klubin për braktisjen e fushës në ndeshjen kundër Vardarit, e vlefshme për xhiron e kaluar të elitës, duke ia hequr nëntë pikë skuadrës që po luftonte për mbijetesë në elitë. Sipas drejtuesve të Voskës, ekipi është dëmtuar në mënyrë të përsëritur nga vendimet e arbitrave gjatë sezonit, ndaj është marrë vendimi për t’u tërhequr nga kampionati më i lartë i futbollit në vend. Ndryshe përveç heqjes së pikëve, janë ndëshkuar edhe presidenti Nefi Useini dhe trajneri Klodian Arbri, të cilët janë pezulluar për dy vite, ndërsa klubi do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 7,500 eurosh.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Presidentja kosovare: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
- Nesër disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa rrymë
- Plus 4 të arrestuar e dyshime të reja për Jeton Sylajn – Prokuroria zgjeron hetimet në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
- Gjorgjievski: Rindërtimi i plotë i parkut “Gruaja-Luftëtare” po zhvillohet me dinamikë të fuqishme
- Sela: Do ta bllokojmë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, sepse përcakton të ardhmen e brezave
- Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: S’ndihem fajtore, djali e ka kry
- Prodhuesit paralajmërojnë shtrenjtimin e vezëve, mishit dhe bukës, inspektorët do kontrollojnë uljet e rreme të çmimeve
- Rikthimi i punës të dielave ndez revoltën e sindikatave: Punëtorët nuk janë makina
- Ziadin Sela: Flasin për Marrëveshjen e Ohrit, por punojnë për ta çmontuar atë!
- Studentët kërkojnë 200 denarë për vakt, ministrja llogarit vetëm 156