Laert Vasili thumbon ashpër Gjestin

Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, nuk po e kapërdin dot lehtë fitoren e Gjestit duke hedhur akuza të forta ndaj tij.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Laerti nuk i kurseu aspak komentet e forta, duke e quajtur fituesin “analfabet funksional” dhe duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si ai e fitoi lojën.

“Nuk ka lënë gjë pa prishur, ka përçarë shtëpinë, ka hedhur në erë marrëdhënie, dhe ka dërguar një vajzë në gjendje jo të mirë psikologjike në shtëpi. Për të fituar, duhet të vësh gjithçka në lojë, dhe ai s’e ka pasur problem ta bëjë.”

Kujtojmë që marrëdhënia mes Laertit dhe Gjestit ka qenë gjithmonë me ulje-ngritje. Madje edhe vetë Gjesti, në disa momente brenda shtëpisë, ka pranuar që për të arritur deri në finale ka përdorur strategji që përfshinin vetëm vajzat si Livian, Olen dhe Valbonën.