Rusia ka njoftuar se takimi i saj i dytë me SHBA-në për normalizimin e marrëdhënieve do të zhvillohet në Stamboll.
Duke folur në një konferencë për media në Moskë, ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, nuk dha një datë të saktë për takimin, por përmendi se presidenti Vladimir Putin kërkoi nga ai dhe ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, për një informim mbi përparimin në bisedimet me SHBA-në për çështjen e Ukrainës, transmeton AA.
Lavrov theksoi se Rusia dhe SHBA-ja aktualisht janë fokusuar në tre tema, respektivisht në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë aktualisht duke u marrë me një moratorium mbi sulmet që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike, rivendosjen e Iniciativës së Drithërave të Detit dhe largimin e “irrituesve” në lidhjet dypalëshe.
Sipas shefit të diplomacisë ruse, këta “irritues” pengojnë ndjeshëm funksionimin e ambasadës ruse në Washington dhe ambasadës amerikane në Moskë.
Në Istanbul u zhvillua një takim dhe tani është duke u përgatitur një takim i dytë. Ndërkohë, komunikimi vazhdon përmes telefonave dhe video-konferenca”, theksoi ai.
Lavrov tha se “problemet e ambasadave” datojnë që nga administrata e Barack Obama e viteve 2009-2017, drejtpërdrejtë para mandatit të parë të administratës së Donald Trumpit.
“Unë përmbahem nga parashikimet, përparim i dukshëm është arritur, duke reflektuar vendosmërinë e partnerëve tanë amerikanë për të eliminuar këto pengesa krejtësisht të papranueshme për funksionimin normal të diplomacisë në kryeqytetet e njëri-tjetrit”, tha ai.
Më 27 shkurt, delegacionet ruse dhe amerikane u takuan në rezidencës e Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Istanbul për të diskutuar mbi operacionet e ambasadave të tyre përkatëse në kuadër të përpjekjeve dypalëshe.