Ministria e Shëndetësisë e dënon ashpër çdo formë të sjelljes korruptive në sistemin shëndetësor. Në lidhje me rastin në ISHP Spitali Klinik “Dr. Trifun Panovski” – Manastir, ku sot një personel mjekësor është kapur në flagrancë duke pranuar ryshfet, Ministria menjëherë ka iniciuar procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, në përputhje me procedurat ligjore.
Reagimi i Ministrisë është i shpejtë, parimor dhe i qartë, me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të pacientëve dhe integritetit të personelit mjekësor nga shëndetësia publike.
Qytetarët kanë të drejtë për trajtim të drejtë dhe dinjitoz. Ministria nuk toleron korrupsion dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet për të ruajtur besimin në sistemin shëndetësor.
Presim një hetim institucional dhe përfundim nga organet kompetente, me qëllim luftë efikase kundër korrupsionit. I bëjmë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të raportojnë përmes mjetit online “Raporto parregullsi”, ndërsa institucionet të vazhdojnë të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa selektivitet.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Rrëfimi trondites i mikes së Arlnda Zelajt: Askush nuk e mori seriozisht frikën e saj
- VLEN bashkëpropozon fundin e pasigurisë për punonjësit me kontrata
- Varroset Arlinda Zekaj në fshatin Radac të Pejës, nga ceremonia bëhet thirrje për drejtësi
- Ministri Klekovski në Komitetin Rajonal të OBSH-së në Kopenhagë: Parandalimi dhe shëndetësia digjitale janë ndër prioritetet e Maqedonisë
- Aliu me demant ndaj Blerim Latifit: Dhuna ndaj grave kërkon përgjegjësi, jo përplasje ideologjike
- Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
- Alarm për kujdesin shëndetësor në burgje
- Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën
- Aleksandar Velkovski do të kërkojë mbështetje për kryetar të LSDM