Sot u mbajt mbledhja konstituive e Trupit Ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit, e cila u kryesua nga Zëvendëskryeministi i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.
Në këtë takim të rëndësishëm, fjalim mbajti kryeministri Hristijan Mickoski, ambasadori i Bashkimit Evropian Michalis Rokas, Zëvendës-shefja e Misionit të Ambasadës së SHBA-ve Nicole Varnes dhe Ambasadori i OSBE-së Kilian Wahl.
Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile konfirmon vendosmërinë tonë të përbashkët për të luftuar korrupsionin – një dukuri që e mbyt shoqërinë dhe pengon përparimin e vendit tonë.
Gjatë diskutimeve u theksua zbatimi i ulët i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit, me vetëm 18% të aktiviteteve të planifikuara të realizuara në vitin e kaluar. Po ashtu, u trajtua përmbajtja e projektligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe nevoja për ndryshime në Rregulloren e Trupit Ndërresorial, me qëllim të sigurimit të: koordinimit më efikas ndërinstitucional, monitorimit të rregullt të progresit, identifikimit të hershëm të ngecjeve, dhe përshpejtimit të përpjekjeve të përbashkëta kundër korrupsionit.
Korrupsioni është një emergjencë kombëtare. Status quo-ja ka marrë fund,theksoi Zëvendëskryeministri Fetai para të pranishmëve duke shtuar se përmes veprave konkrete, do të dëshmohet se askush nuk është mbi ligjin.
“Do të punojmë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me partnerët ndërkombëtarë dhe me shoqërinë civile për të ndërtuar një front të bashkuar kundër krimit dhe korrupsionit – duke sjellë rezultate të prekshme dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve tanë”, premtoi Fetai.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN kundër Mickoskit: Kemi edhe shumë punë për të bërë
- Filologët e Universitetit të Tetovës në gjurmët e shpirtit arbëresh në Kalabri
- Pesë kandidatë për intervistë për anëtar të KSHPK-së
- BDI: Izet Mexhiti mbi 6.500 ditë në pushtet, u ‘zgjua’ vetëm kur mbeti pa poste
- BDI viktimë e karrigaxhinjve që s’ngopen: Bujari 3.700 ditë ministër, Blerimi 5.500 ditë në poste
- Kallëzime penale për prindërit e të miturve të cilat malltretuan vajzën në Gjorçe Petrov
- Koordinim i fortë dhe prioritete të qarta nga Grupi i punës sektorial për energjetikë
- Po ndërtohen gjashtë klasa të reja në kuadër të ShF „ Goce Dellçev ” në Lisiçe të Epërme
- Dimitrieska-Koçoska në Dialogun ekonomik dhe financiar: Jemi të përkushtuar për rritje stabile ekonomike me fokus në reforma dhe financa publike të qëndrueshme në kushtet e pasigurisë globale
- Kryediplomati iranian Araghchi udhëton drejt Kinës për bisedime diplomatike