Statistikat e Fejenord-Inter/ Lautaro, i motivuar për t’u futur në historinë e klubit

Përballja e vetme mes Fejenordit dhe Interit ka qenë në gjysmëfinalen e Kupës UEFA 2001/2002, kur holandezët eliminonin rivalin e sotëm falë një fitoreje 1-0 në “San Siro” dhe barazimit 2-2 në Holandë, përpara se të triumfonin në finale kundër Borusias së Dortmundit.

Statistikat

LEXO EDHE:
Sacchi tregohet i ashpër me Milanin: Nuk shoh asnjë rreze drite në ‘tunelin’ ku është futur
– Ky do të jetë takimi i 22-të ndërmjet zikaltërve dhe një skuadre holandeze në kompeticionet evropiane, dhe i 12-ti në Champions (duke përfshirë edhe periudhën e Kupës së Kampioneve). Megjithatë, do të jetë hera e parë që Interi do të përballen me Fejnordin në turneun më të lartë europian.

– Ekipi i drejtuar nga Van Persi ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet në shtëpi kundër klubeve italiane në turne europiane (7F dhe 4B): Humbja e vetme (1-2) erdhi kundër Romës në 1/16-at e Ligës së Europës në sezonin 2014-15.

– Interi ka qenë i pamposhtur në 11 ndeshjet e fundit kundër klubeve nga Holanda në turnetë europiane (7F, B). Humbja e fundit zikaltër kundër një ekipi holandez daton në prill 2002, pikërisht kundër Fejnordit në Kupën UEFA.

– Skuadra e Simone Inzagit ka humbur vetëm tre nga 23 ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve(14F 6B) dhe ka pësuar më shumë se një gol në vetëm tre nga ato 23 ndeshje (12 gola të pësuar në total).

– Pasi eliminoi Milanin, Fejnordi mund të bëhet vetëm klubi i katërt në historinë e Ligës së Kampionëve që mund Milanin dhe Interin në të njëjtin edicion të turneut, pas Totenhemi (2010-11), Liverpulit (2021-22) dhe Leverkusenit (2024-25).

– Kampionët e Italisë në fuqi kanë pësuar vetëm 1 gol në tetë ndeshjet e këtij sezoni në Champions, duke u krenuar me mbrojtjen më të mirë në turne. – Interi ka regjistruar formacionin fillestar më të vjetër (29 vjeç e 320 ditë) në Champions 2024-25. Për më tepër, në gjashtë rastet kur një njëmbëdhjetëshe titullare me një moshë mesatare mbi 30 vjeç ka luajtur në këtë Ligë të Kampionëve, gjysma kanë ardhur nga Interi (3/6).

– Lautaro Martinez mund të bëhet golashënuesi më i mirë i Interit në historinë e Kupës së Kampioneve/ Champions: aktualisht, argjentinasit është në kuotë të barabartë me Sandro Maxolan, falë 17 golave.

– Igor Paishao është përfshirë drejtpërdrejt në 6 gola në 10 ndeshje të luajtura me Fejnordin në Champions-in 2024-25 (dy gola, katër asiste). Në historinë e klubit holandez, asnjë lojtar nuk është përfshirë në më shumë gola në një edicion të vetëm të turneut (gjashtë edhe për Santiago Gimenez në 2024-2525).