Skandali i Monopolit – Si e dëmtoi Bilall Kasami Buxhetin e Tetovës me 2.1 milionë Euro
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka mashtruar opinionin publik dhe ka manipuluar procesin e shitjes së parcelës së ish-Monopolit, duke i shkaktuar komunës një dëm financiar prej 2.1 milionë eurosh.
Si u realizua skema?
Në vend që fillimisht ta ndryshonte Planin Detal Urbanistik (PDU) nga zona G2 (industri e lehtë) në A2 (zonë banimi) dhe më pas ta shiste me vlerën reale të tregut, Kasami e shiti pronën prej 7.000 m² për vetëm 70 denarë për metër katror, ose 7.000 euro në total! Po ta shiste pas ndryshimit të planit urbanistik, komuna do të kishte inkasuar të paktën 300 euro për metër katror, pra 2.1 milionë euro.
Fshehja e qëllimshme e të vërtetës.
Kasami dhe autoritetet komunale ishin në dijeni për iniciativën për ndryshimin e PDU-së dhe ndërtimin e banesave kolektive në këtë tokë, por qëllimisht e shiten më parë për një çmim qesharak, duke krijuar avantazh për blerësin dhe dëm për komunën.
Hipokrizia e “ndryshimit”
Kasami nuk mund të fshihet gjithmonë pas “të kaluarës” dhe ish-qeverisjeve, sepse ai vetë premtoi se do të sillte ndryshim në Tetovë. Në realitet, jo vetëm që ka vazhduar praktikat e vjetra, por ka vepruar edhe më keq se cilido kryetar para tij.
Kush përfitoi nga kjo aferë? Kush qëndron pas kësaj shitjeje të dyshimtë? Pse Kasami e dëmtoi buxhetin e komunës ndërsa Tetova vazhdon të mbetet peng e borxheve?
Ky është një skandal i pastër korruptiv dhe Kasami duhet të japë përgjegjësi për këtë tradhti ndaj qytetarëve të Tetovës!
–