Shiu i madh shkakton shtyerjen e ndeshjes Villarreal – Espanyol

Rreziku i shiut të rrëmbyeshëm ka shkaktuar shtyerjen e ndeshjes Villarreal – Espanyol.

Gjyqtari i ndeshjes ka vendosur që ndeshja të shtyhet, duke thënë: “Përshkak të paralajmërimit të shiut të madh dhe të rrëmbyeshëm, ndeshja do të shtyhet”.

Data e re e zhvillimit të kësaj ndeshje do të vendoset në pesë ditët e ardhshme, njofton Federata e Futbollit e Spanjës.

Njoftimi për shtyerjen e ndeshjes u bë vetëm pak minuta pas orës 21:00, kur edhe duhej të niste ndeshja.

Disa minuta pasi u lajmërua shtyerja e ndeshjes, shi i rrëmbyeshëm nisi të binte në provincën e Castellon.

Kjo është ndeshja përmbyllëse e xhiros së 26-të në elitën e futbollit spanjoll.