Rikthehen drithërimat e Championsit

Gara më prestigjoze evropiane në nivel të klubeve, Liga e Kampionëve po shkon drejtë fazave të saj më të nxehta dhe natyrisht që përballjet do të jenë gjithnjë e më të paparashikueshme.

Sonte zhvillohen katër ndeshjet e para të fazës çerekfinale dhe padyshim se vëmendja e madhe do të jetë në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku zhvillohen derbi spanjoll Real Madrid-Atletico Madrid.

Këto dy skuadra do t’i provojnë forcat edhe në këtë garë, derisa janë kokë më kokë edhe në luftën për titullin e kampionit në kampionatin spanjoll të futbollit, La Liga.

Paraprakisht, nga ora 18:45 do të përballen Club Brugge dhe Aston Villa, ndërsa nga ora 21:00, përveç Real-Atleico, do të ndeshjen edhe Dortmund-Lille dhe PSV-Arsenal.