Të mërkurën e 26 marsit, Kenia njohu pavarësinë e Kosovës.
Kjo u arrit me iniciativën e ish-presidentit Behgjet Pacolli, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë lajm të madh, ka shkruar edhe mediumi i njohur ndërkombëtar, “Reuters”.
“Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, vendi i parë që e ka bërë këtë pas gati pesë vitesh përpjekjesh të ngecura për të fituar njohje të mëtejshme ndërkombëtare”, thotë mediumi.
Mbi 110 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve evropiane, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.