Gerard Pique është në telashe me ligjin dhe po përballet me drejtësinë spanjolle. Ish-futbollisti i Barcelonës u thirr për të dëshmuar si i dyshuar për përfshirjen e tij në negociatat që çuan në transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Ai ka dëshmuar në gjykatë në kuadër të procesit gjyqësor, ku rezulton se kompania e tij, Kosmos, ka ndërmjetësuar për kalimin e ngjarjes, ndërsa vetë ai akuzohet për mashtrim dhe korrupsion. Pavarësisht pamjeve të Piques duke dalë nga salla e gjyqit i buzëqeshur dhe me humor të mirë, sjellja e tij brenda sallës së gjyqit ishte ndryshe.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti ka shpërthyer në lot. Në fakt, në bazë të asaj që raportojnë spanjollët, ai i tha gjyqtarit: “Ti nuk e di sa më dhemb kjo”. “Në një vend tjetër, unë do të kisha një statujë.”
Në këtë rast janë përfshirë edhe ish-presidentët e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe Pedro Rocha. Kompania e Pique thuhet se ka marrë komisione prej më shumë se 10 milionë euro për kontratat.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Rikonstruimi i Aeroportit të Ohrit drejt përfundimit, punimet mbyllen në fund të verës
- VLEN: BDI-ja me gojën plot Evropë, ndërsa me duart thellë në fondet evropiane
- Mickoski nga Debërca: Me mbështetjen për komunat po realizohen rreth 1.200 projekte në të gjithë vendin
- Bujari, për Serbinë pati diplomaci, për shqiptarët vetëm justifikime
- BDI-Tetovë: TURP- Bilall Kasami nuk distancohet nga Albi Qamili pasi shau një vazjë 2 vjeçare
- Izraeli shqyrton idenë e pazakontë/ Krokodilë rreth burgjeve të sigurisë së lartë për të ndaluar arratisjet
- Xhavit Haliti: PDK dhe LVV duhet të zgjedhin presidentin dhe të bashkëqeverisin për katër vjet
- Panovski: Në Gostivar edhe 5.000 persona tjerë janë me simptoma
- Selami: Kryetari i Qytetit të Shkupit të ndryshojë tabelën dhe të respektojë Ligjin për dygjuhësinë
- Divorcet rriten, martesat bien: Mbi 2 mijë çifte u ndanë në vitin 2025