Jose Mourinho pretendon se është i hapur për të kaluar në Skoci për të menaxhuar Celtic ose Rangers në të ardhmen.
Trajnerit të Fenerbahçes iu drejtua kjo pyetje në një konferencë shtypi përpara përballjes me Rangers në 1/16 e Ligës së Evropës të enjtën mbrëma.
“Në këtë moment jo, sepse kam një punë që më motivon dhe një punë që kërkon besnikëri. Por pse jo në të ardhmen?”, tha trajneri portugez.
“Njerëzit mund të thonë se liga skoceze është një ligë me dy skuadra, por është një ligë pasioni. Është një ligë pasioni. Dhe për mua, pasioni në futboll është gjithçka”.
“Për mua nuk ka kuptim të luash në stadiume bosh, të luash në gara ku nuk është ai zjarri i pasionit”.
“Dhe Celtic dhe Rangers, ata janë klube të mëdha me baza të mëdha tifozësh, me emocione të mëdha, përgjegjësi të mëdha, pritshmëri të mëdha. Pse jo?”, deklaroi Mourinho.
“Por në këtë moment, unë kam një punë. Celtic ka një trajner fantastik si Brendan (Rodgers). Rangers ka (Barry) Ferguson tani, kështu që respekt të plotë për ta dhe unë nuk jam duke kërkuar për një punë të re”, përfundoi trajneri portugez.
🗣️ “Celtic and Rangers are big clubs with big fan bases, big emotion, big responsibilities and big expectations. Why not?”
Jose Mourinho was asked if he would consider managing Celtic or Rangers one day ⤵️ pic.twitter.com/LnznB2p8Rx
— Sky Sports Scotland (@ScotlandSky) March 5, 2025