Interi i ka vendosur sytë kah Jean-Clear Todibo, për ta përforcuar mbrojtjen për sezonin e ardhshëm.
Qendërmbrojtësi francez, i cili më herët kishte luajtur për Barcelonën, teksa tash luan për Ëest Hamin, është përzgjedhur nga Interi për të forcuar mbrojtjen, dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi me të drejt blerje.
25-vjeçari Todibo ka një rrugëtim interesant që nga largimi prej Katalonisë, duke treguar paraqitje mjaft të mira me Nicen, derisa nuk po arrin të përshtatet mirë në Premierligë.
Ai ka luajtur vetëm 19 ndeshje deri më tani, prej të cilave 12 vetëm si startues.
Interi dëshiron që ta ketë francezin në skuadër, pasi ai i përshtatet sistemit të Simone Inzaghit me tre qendërmbrojtës, dhe klubi e sheh si pasardhës të denjë të Francesco Acerbit.
Duke parë situatën e tij në Angli, Interi dëshiron që fillimisht ta sigurojë në formë huazimi, kështu që nëse e gjen formën e dikurshme të nënshkruajë me të në formë permanente.