Doktori Xhunejd Ademi me zemër të thyer tregon për përjetimet në Koçani

Shkruan Dr. Xhunejd Ademi

Sot, si mjek në ndihmën e shpejtë,u nisa me urgjencë drejt spitalit të Shtipit, pranë qytetit ku ra një tragjedi e rëndë–zjarri në Koçani. Pamjet që pashë atje janë nga ato që s’mund t’i shpjegosh me fjalë.Dhimbje e heshtur, britma e lot që të dridhnin shpirtin.

Në mesin e asaj errësire,morëm dy të rinj–një djalë dhe një vajzë me djegie të thella, por me sytë plot jetë e shpresë.Teksa i mbaja zgjuar rrugës për në spital,më rrëfyen ëndrrat e tyre, dëshirat e thjeshta të rinisë… dhe aty ndjeva zemrën të më çahej.

Kur mbërritëm në urgjencë,pashë prindër të dërrmuar,me fytyrat e mbushura me frikë dhe lot, duke pritur një lajm për fëmijët e tyre.Një baba u afrua, me zërin që i dridhej, duke më pyetur për vajzën e tij që nuk po e gjente askund… dhe as sot nuk di si t’i përshkruaj ato sekonda që ndjeva.Bashkë me një mik të tij,një njeri i mirë, kërkuam e ndamë një dhimbje që na bëri të ndiejmë se sa të vogël jemi përballë fatkeqësisë.

Sot mësova edhe një herë se kur jeta na bie rëndë mbi supe, nuk ka rëndësi prej nga vijmë, çfarë flasim apo besojmë.Ka rëndësi të jemi pranë njëri-tjetrit, të jemi njerëzorë.

Të bashkuar mund t’i kalojmë edhe tragjeditë më të mëdha.Sepse vetëm kur bashkojmë forcat, shpirtrat dhe duart tona, bëhemi më të fortë se çdo dhimbje.
#Koçani💔