Messi nënshkruan kontratat, për marrëveshjen e tij të re në Spanjë





Lionel Messi ka përfunduar një marrëveshje të rëndësishme në Spanjë, sipas një raportimi të mediave, me yllin e Inter Miamit dhe Argjentinës që është pranë një aventure të re.

Gazeta “AS” shkroi: “Një nga lajmet më të rëndësishme në fillimin e sezonit është pranë konfirmimit. Lionel Messi është në prag të bëhet pronari i ri i Eldenses”.

Të dyja palët tashmë e kanë nënshkruar marrëveshjen e blerjes, e cila tani është duke u shqyrtuar. Ka mbetur vetëm një pengesë: miratimi nga Këshilli i Lartë i Sporteve të Spanjës.

Messi do t’i blejë të gjitha aksionet e klubit për t’u bërë pronari i vetëm i tij.

Eldense ka 3,500 abonues sezonalë në një qytet me pak më shumë se 55,000 banorë.

I sapograduar në divizionin e dytë të Spanjës, klubi që po e blen Messi ka ambicie të mëdha për të arritur në elitë në të ardhmen.

Javi Calleja është një nga emrat kryesorë në projektin e Messit.

Trajneri i lindur në Madrid është kandidati kryesor për të marrë drejtimin pas shkarkimit të Claudio Barragánit.

Ende nuk është finalizuar asgjë. Megjithatë, ai mbetet zgjedhja e parë dhe situata do të bëhet më e qartë në orët në vijim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo