Qyteti i Tetovës po përjeton katrahurën më të rëndë në historinë e qytetit. Me përfundimin e mandatit aktual, po vijnë gjithnjë e më shumë informacione për një ofenzivë të rrethit të ngushtë të kryetarit Bilall Kasami, për uzurpim të pronave publike dhe private, ndërtime pa leje në qytet, rrethinë dhe në Kodrën e Diellit, rrugë të ndërtuara jashtë standardeve dhe pa plane me çka shkaktohet kaos në qytet. Qytetarë të shumtë, afaristë, por edhe mediat për çdo ditë ankohen se udhëheqësia aktuale me veprimet e vazhdueshme po ua rëndon jetën qytetarëve dhe po e shndëron Tetovën në një xhungël urbanistike.
Nga të gjitha këto veprime përfitojnë njerëz të afërt me Bilall Kasamin, partinë e tij, bashkëpunëtorë e familjarë të tyre.
Ftojmë organet kompetente, inspektoratet përgjegjëse, Revizionin Shtetëror, por edhe Prokurorinë Publike, që urgjentisht të ndalojnë këtë fushatë të shkatërrimit të Tetovës dhe të hetojnë aktivitetet e funditn ë cilat tanimë janë një “sekret publik” dhe flitet në çdo cep të Tetovës.
– Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet vrasësi i oficerit të ARM-së në Batincē, e qëlloi për vdekje para syve të vajzës së tij
- VLEN: BDI në panik- lutet të mos ketë zgjedhje në Tetovë!
- Ambasadori Denion Meidani: Fatmir Limani është gjithmonë i mirëseardhur në Shqipëri, urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika
- Apartamentet e Gruevskit dalin në shitje
- Goran Jovanovski, kandidat i mundshëm i VMRO për kryetar të komunës së Bërvenicës
- Mickoski: Qeveria po përgatit masa për mbështetje të prodhuesve të qumështit
- Tre persona të arrestuar, duke përfshirë dy mjekë, në një aksion policor në Shkup për kontrabandë me Botox
- Janevska: Studentët mbi 30 vjeç nuk do të pranohen më në konviktet shtetërore
- Pa bletët do ngelim pa ushqim e jo vetëm pa mjaltë
- Përfundimi i takimit me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam për bisedime si mundësi për shmangien e zgjedhjeve