Me datë 04.03.2025 në ora 10:20 në një objekt hotelierik në Tetovë, zyrtarë policorë nga Byroja për Siguri Publike në MPB, kanë privuar nga liria personin Xh.D.(56) nga fshati Gajre e Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ,,fajde” nga neni 260 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në objekt, punonjësit e policisë kanë ekzaminuar disa persona dhe te Xh.D. janë gjetur dhe konfiskuar para në valuta dhe prerje të ndryshme, një listë me debitorësh (borxhli) dhe sende të tjera që dyshohet se kanë lidhje me veprën penale. Më pas, me urdhër të gjykatës, në prani të avokatit, bashkëshortes dhe vëllait të tij, janë kryer bastisje në dy banesa të tij në Tetovë, si dhe në shtëpinë e tij familjare në fshatin Gajre. Njëkohësisht në njërën banesë në Tetovë dhe në shtëpinë në fshat, gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar para në valuta dhe prerje të ndryshme, fletore me lista të debitorëve dhe numra telefoni, tre laptopë, celularë dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale. Personi është ndaluar në stacionin policorë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN: BDI në panik- lutet të mos ketë zgjedhje në Tetovë!
- Ambasadori Denion Meidani: Fatmir Limani është gjithmonë i mirëseardhur në Shqipëri, urat ndërtohen nga njerëzit, jo nga retorika
- Apartamentet e Gruevskit dalin në shitje
- Goran Jovanovski, kandidat i mundshëm i VMRO për kryetar të komunës së Bërvenicës
- Mickoski: Qeveria po përgatit masa për mbështetje të prodhuesve të qumështit
- Tre persona të arrestuar, duke përfshirë dy mjekë, në një aksion policor në Shkup për kontrabandë me Botox
- Janevska: Studentët mbi 30 vjeç nuk do të pranohen më në konviktet shtetërore
- Pa bletët do ngelim pa ushqim e jo vetëm pa mjaltë
- Përfundimi i takimit me Kurtin, Abdixhiku: U pajtuam për bisedime si mundësi për shmangien e zgjedhjeve
- Andonovski: E rëndësishme që diasporës t’i mundësohet votimi elektronik