Në 2017 kur është thyer boshti kurrizore i BDI-së në Gostivar, merita ka qenë e Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të ASH-së. Kështu tha sonte nga Gostivari kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe ish kryetari i këtij qyteti gjatë takimit me FRASH-in në Gostivar. Këta njerëz, të rinjtë e deshën ndryshimin dhe dëshironin ta sjellin ndryshimin në Gostivari cili ishte i zaptuar, shtoi më tej Taravari. “Në vitin 2013 kishim zgjedhjet lokale dhe fitorja u vodh në Gostivar, u vodh prej kësaj partie shqiptare që tash është në opozitë. Ata i përdorën të gjitha partitë maqedonase, VMRO dhe LSDM, vetëm për ta mposhtur një njeri që ishte simbol, profesori Rufi Osmani. Fryma e Rufi Osmanit dhe një nga politikanët model të Maqedonisë moderen te shqiptarët, ende është këtu, është në këtë rreth njerëzish. Në 2017 borxhi duhej kthyer, duhej kthyer qyteti. Në të gjitha takimet e asaj kohe me FRASH unë kam potencuar se janë 3 arsye pse unë i kam hyrë politikës. E para ishte që qytetarit t’ia kthejmë Gostivarin, dhe ne në 2017 ia kthyem qytetarit Gostivarin, fituam dhe disa i pensionuam. Në vitin 2021 kjo fitore u konfirmua me një diferencë prej 5700 votash, për 16 vota nuk kaluam që në raundin e parë. Disa aktivistë nga BDI që sot janë bashkangjitur me ne, më tregojnë se ne paskemi fituar edhe atëherë por paskan bërë bisa lojra dhe kanë pamundësuar që mos kalojmë për aq vota që në raundin e parë. Ne duhet të jemi krenar pasi në vitin 2021 e sollëm ndryshimin”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i ASH-së. Taravari sonte e konfirmoi atë që e kishte thënë gjatë ditës se kandidat i VLEN në zgjedhjet lokale në Gostivar do të jetë u.d. kryetar komune aktualisht, Valbon Limani. “Një gazetar sot në Shkup më pyeti në një ngjarje ku promovonte një pikë të re në pediatri se kush është kandidat për në Gostivar? Unë u përgjigja se kryetari aktual, u.d. Valbon Limani është duke gëzuar një autoritet të jashtëzakonshëm në Gostivar, dhe dy anketat që i bëj, ka mbështetje të madhe dhe me probabilitet të madh ai duhe të jetë kandidati dhe kryetari i ardhshëm i Gostivarit. I shoh reagimet për këtë dhe ato janë shumë pozitive. Nëse arsyeja e parë pse hyra në politikë ishte kthimi i Gostivarit te qytetarët, e dyta ishte që të lëmë njerëz pas nesh sikurse Valboni, Omeri, Bleranti dhe plotë djem e vajzat të reja për të cilët ia vlen të sakrifikohet. Ky është momenti i fundit që unë do të jem në politikë, kur do ta shoh se qyteti drejtohet prej njerëzve të rinj. Në kryesi të partisë kemi gjithnjë e më shumë të rinj sikurse sekretari organizativ, i përgjithshëm e për poltika të jashtme, nënkryetar. Ngadalë këta njerëz duhet ta marrin partin dhe ta udhëheqin atë. Mendoj se u japim mjaft hapësirë të rinjve sepse mendoj se gjeneratat e ardhshme do të jenë shumë më të suksesshëm se ne. Çdo herë një profesor, politikan, mësues është më i suksesshëm nëse nxënësi, pasardhësi i tij do jetë edhe më i mirë”, shtoi më tej Taravari. Taravri tha se në zgjedhjet lokale të sivjetme me Valbon Limanin fitorja që në raundin e parë që nuk ishte arritur në 2021, do të arrihet.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ky është 46-vjeçari nga Gjonaj i Hasit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Shqipëri
- VMRO-DPMNE pas humbjes në Bërvenicë: “Të vetëm kundër të gjithëve”, kundërshtarët luajtën kartën e nacionalizmit
- EMOCIONUESE/ Babai përqafon të birin, Arkin Jahijin, duke ia uruar fitoren në Bërvenicë! (VIDEO)
- LIVE: Ali Ahmeti, Taravari dhe Zejdi mbërrijnë në Çellopek, i bashkohen festës për fitoren e Arkin Jahijit! (VIDEO)
- Arkin Jahiji për TS: Mirënjohje për të gjithë qytetarët e sidomos për mërgimtarët tanë! (VIDEO)
- Arrestime në kreun e policisë serbe, pas Kriçakut në pranga edhe një drejtor tjetër i lartë
- EKSKLUZIVE: Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në Bërvenicë, atmosfera në shtabin e AKI-së në Çellopek! (VIDEO)
- BËRVENICA nën ethe! Mbi 8.500 qytetarë votuan, dalja kalon 52 për qind! (VIDEO)
- “25 vite studime, 60 konkurse pune dhe në fund mërgimi!” Hoxha Drilon Gashi: Sot mbaj mistrinë në Gjermani, jo librat në Kosovë
- Dalje masive e qytetarëve në Çellopek (VIDEO)