Sela: Nuk komentoj deklaratat e Taravarit, iku si qyqar nga përballja me kuvendin dhe anëtarësinë e ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia foli mbi zhvillimet e fundit në ASH, konkretisht lidhur me vulat e partisë, për të cilat Gjykata e Tetovës vendosi qe t’i takojnë Ziadin Selës.

“Kur e ndërtova ASH-në, dhash gjithçka. Kohë, mund e përkushtim, që shqiptarët të ndihen më të barabartë. Nuk ja vlen të humb kohë më deklaratat e krahut të Taravarit. Taravari para disa kohe tha se jemi rehat sepse vendimi i gjykatës do të jetë pa ndikim dhe tani del e thotë ndryshe. Taravari iku si qyqar nga përballja me anëtarësinë dhe kuvendin e ASH-së. Në bazë të botës së vlerave dhe virtyteve, dihet në cilin taborr janë themeluesit e ASH-së”, tha Sela.

Ai tha se tashmë me këto lëvizjet politike të manifestuara nga Arben Taravari, dikush nga faktorët politik në vend, po tentojnë t’i shkelin shqiptarët.