Fundosja e një miti të rrejshëm!

Medai Shaholli

Si duket “Vetëvendosja” do të fundoset më 9 shkurt, jo sepse e do opozita, por agjenci prestigjioze botërore si “reuters” e nxjerrin sektin VV me rreth 40% të mbështetjes!
Një e majtë dhe një majtist Albin “baba” që nuk janë të majtë por më të djathtë se vet e djathta, që përfundimisht nuk ka çfarë kërkojnë në Internacionalen Socialiste, megjithse kanë status vëzhguesi në këtë organizatë botërore, ata marrdhëniet me Partinë Socialiste të Shqipërisë i kanë të ftohta, ku përkundrazi, bashkëpunimin më të ngushtë si “parti motra” e kanë ngjizur me të djathtën e lëvizjes xhonturke VREDI pa program kombëtar të “Severnës”.

Albin “baba” është “majtisti borgjez” që para ndërkombëtarëve hiqet si i “majtë” ndërsa brenda shqiptarëve bashkëpunimin e ka me të djathtën njëlloj si një parti me orientim të djatht.
Ky është Albin demagogu me maskë që natën takohej më Socialdemokratët e Filipçes dhe Sheqerinskës në kuadër të aktiviteteve të Partisë së Socialistëve Europianë, ndërsa ditën takohej me lëvizjen e djathtë xhonturke të shqiptarëve të Severnës!

Prandaj, shqiptarët e “Severnës” nuk kanë asnjë interes nga Albin “baba” demagogu që nuk mori guximin kurrë t’i drejtohet pushtetarëve maqedonë se “marrëdhëniet e Kosovës me “Severnën” do të varen nga trajtimi që ju i bëni statusit shqiptarëve dhe gjuhës shqipe atje”!

Kjo “neglizhencë” ndodhi sepse demagogut Albin nuk i plas fare për “maqedonsat” e këtej kufirit veç dëshirës së tij për të luajtur rolin e liderit rajonal të shqiptarëve.

Me Albin “babën” në krye apo me ndonjë tjetër shqiptarët e “Severnës” nuk kanë pse të shqetësohen nga humbja shumë e mundshme e sektit VV, pasi si me të dhe si pa të, “maqedonsat” e këtej kufirit kanë ngelur jetimë.