Shkruan Erion Veliaj
Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive.
Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë.
Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysëm milionë euro për blerje online fustanësh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal.
Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra eurosh, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël.
A ju duket rastësi që në të gjithë historinë e gojës së kërmës Sali, ky violinist i mbetur në tentativë është i vetmi individ që pasi e ka akuzuar si kriminel një ditë më parë, Saliu i ka kërkuar falje të nesërmen? Mua jo, se që të të kërkojë falje Saliu, do duhet realisht t’i bësh një shërbim të pamundur. Po kjo s’është akuzë, është vetëm një opinion.
Kalofshi mirë sot miq dhe kujt më beson i jam falenderues, kujt s’më beson i jam mirëkuptues.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sigurimi i kazinosë në Tetovë përfundon në pranga, pengoi policinë gjatë detyrës
- “Asnjë konstatim s’do anashkalohet”/ Progres-raporti i KE, Rama: E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet dënuar. Tejkalimi i forcës shqyrtohet seriozisht
- Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027
- Policia arreston një shtetas të Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumentesh
- Thellohet bilanci! Një tjetër elektriçist humb jetën në krye të detyrës, Lulzim Shehun e zë poshtë shtylla
- Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
- Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm
- Mexhiti: Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet
- Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!
- Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona