Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar sërish të gjithë votuesit që e kanë mbështetur atë dhe partinë që ai e drejton duke thënë se e sheh me plotë krenari rrugëtimin e LDK-së.“E shoh me plot krenari rrugëtimin e bërë deri më tani. Nuk dijmë ndryshe, nuk duam ndryshe, nuk duhet ndryshe”- ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.Rritja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas tij, i jep mundësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak. Mirëpo, këtë arritje ai e konsideron si të pamjaftueshëm për ndryshim.“Rritja jonë i jep mundësi e qetësi organizimit më të mirë të brendshëm partiak – dhe për këtë do të qëndroj gjithmonë krenar; por kjo rritje është e pamjaftueshme për ndryshimin e Republikës në këtë fazë – dhe për këtë ndjejë keqardhje”- ka shkruar ai.Ndërsa pas numërimit të votave, Abdixhiku është shprehur së LDK do të del me qëndrimet e veta politike.“Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”-njofton Abdixhiku.Lidhja Demokratike, sipas rezultateve të përditësuara të KQZ-së, në ora 11:07, ka 17.57 % apo 113 mijë 693 votues.Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Presidenti Erdogan shënon 6-vjetorin e rihapjes së Aja Sofias si xhami
- Hodhën sende të forta dhe mjete piroteknike në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë
- Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, lëndohen gjashtë shtetas të Kosovës
- Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri
- Denimi i Shpend Ahmetit: Për cilën vepër u shpall fajtor?
- Shifrat bien, por mbeten shqetësuese – 197 pacientë të rinj në Gostivar për 24 orë
- Dy vite PDSH në pushtet dhe dy vite VLEN në pushtet: Ndryshimi mes fuqisë politike dhe rolit në qeverisje
- Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë
- NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup: Ka paralajmërime për mot të paqëndrueshëm, mos parkoni automjetet nën pemë
- Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE