Marrëveshja për lirimin e pengjeve është arritur, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu këtë të premte në mëngjes.
Netanyahu vonoi votimin për miratimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës, që do të duhej të bëhej enjten, duke akuzuar Hamasin se kërkon ndryshime në minutën e fundit në marrëveshje. Ndërsa, këtë mëngjes, ekipi negociator është shprehur se marrëveshjet janë arritur.
Kabineti i sigurisë do të mblidhet gjatë ditës për të ratifikuar marrëveshjen, përpara se të kërkohet miratimi nga qeveria, ndërkohë që për këto zhvillime janë informuar edhe familjarët e pengjeve, shton zyra e kryeministrit.
Marrëveshja e armëpushimit u njoftua për herë të parë të mërkurën nga ndërmjetësit SHBA dhe Katari.
Faza e parë gjashtëjavore e marrëveshjes parashikon që 33 pengje, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar, do të shkëmbehen me të burgosur palestinezë në burgjet izraelite.
Trupat izraelite gjithashtu do të tërhiqen në lindje, larg zonave me popullsi të dendur të Gazës. Palestinezët e zhvendosur do të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe qindra kamionëve ndihma do të lejohen të hyjnë në territor çdo ditë.
Negociatat për fazën e dytë, ku duhet të lirohen pengjet e mbetura dhe të ketë një tërheqje të plotë të tupave izraelite, parashikohen të nisin në ditën e 16-të.
Faza e tretë dhe e fundit do të përfshinte kthimin e trupave të mbetur të pengjeve dhe rindërtimin e Gazës, diçka që mund të marrë vite.
Izraeli nisi një fushatë për të shkatërruar Hamasin, organizatë e shpallur terroriste nga Izraeli, SHBA dhe BE, në përgjigje të një sulmi të paprecedentë ndërkufitar ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.
Më shumë se 46.788 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të Hamasit.
Shumica e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës është zhvendosur gjithashtu, ka një shkatërrim të gjerë dhe ka mungesa të mëdha ushqimi, karburanti, ilaçesh dhe strehimi, ndërsa agjencitë e ndihmës përpiqen të marrin ndihmë për ata që kanë nevojë.
Izraeli thotë se 94 nga pengjet mbahen ende nga Hamasi, 34 prej të cilëve supozohen të vdekur. Janë katër izraelitë që janë rrëmbyer para luftës, dy prej të cilëve janë të vdekur.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- “Asnjë konstatim s’do anashkalohet”/ Progres-raporti i KE, Rama: E drejta për protestë duhet garantuar, dhuna duhet dënuar. Tejkalimi i forcës shqyrtohet seriozisht
- Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027
- Policia arreston një shtetas të Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumentesh
- Thellohet bilanci! Një tjetër elektriçist humb jetën në krye të detyrës, Lulzim Shehun e zë poshtë shtylla
- Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
- Çitaku: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet nga një aktgjykim, çlirimtarët s’do t’i lëmë kurrë vetëm
- Mexhiti: Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet
- Alarm nga fruthi në Maqedoni! Pesë raste të konfirmuara – ja simptomat e para dhe komplikimet e rrezikshme!
- Bllokuan rrugën gjatë protestës në Tiranë, Policia vendos 31 gjoba dhe procedon penalisht dy persona
- Tragjedia në Bogdanc: 17-vjeçarja kishte denoncuar dhunën, por institucionet nuk e mbrojtën