Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.
Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë.
Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.
Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.
Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare. Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.
Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt. Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Hoxha-Gecova: Thellimi i bashkëpunimit me Çekinë në fushën e mjedisit
- Raporti i BE-së: Drejtësia në Kosovë, ‘kurrkah’ hiç
- BRUKSELI NGRIT ALARMIN: Gazetarët në Maqedoninë e Veriut përballen me kërcënime, presion politik dhe dhunë online!
- “Një moment krenarie për Shqipërinë”, reagon Rama pas publikimit të raportit të Progresit: Dera e BE e hapur, por detyrat përpara nesh janë ende të shumta
- Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura
- Pollog, 248 shoferë pa leje arrestohen nga policia
- Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët
- VLEN: Rritja e pagave vazhdon, 10 për qind për Armatën
- Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë
- Sofja me presidente të re, por me politikë të njëjtë ndaj Shkupit