Ish ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi për statusin e gjuhës shqipe.
“Në karrierën time politike dhe në gjithë eksperiencën që kam pasur në vend dhe në botë, nuk kam dëgjuar kurrë një deklaratë më poshtëruese, të pasaktë dhe servile se kjo për gjuhën shqipe.
Deklarata e tillë është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një mohim i realitetit kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I bëj thirrje z. Gashi që menjëherë ta tërheqë këtë deklaratë dhe t’i kërkojë falje publike qytetarëve shqiptarë.
Një figurë që përfaqëson një institucion të lartë duhet të mbrojë dinjitetin e popujve dhe komuniteteve dhe të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve, jo të bëhet instrument i diskursit përçarës dhe denigrues”, ka shkruar Osmani.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Pollog, 248 shoferë pa leje arrestohen nga policia
- Rasti i Arlindës: Prokuroria Speciale po shqyrton dyshimet për policët, prokurorët dhe gjyqtarët
- VLEN: Rritja e pagave vazhdon, 10 për qind për Armatën
- Macron i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë
- Sofja me presidente të re, por me politikë të njëjtë ndaj Shkupit
- Dyshohej se u sulmua nga ariu, ekspertiza zbulon plagë nga armë zjarri në trupin e 53-vjeçarit në Bulqizë
- Tronditet Maqedonia/ Dy trupa të pajetë gjenden pranë një veture të djegur
- “Përleshje” mes Drejtorit të Spitalit të Gostivarit dhe gazetarit të TS Nevrij Ademit! (VIDEO)
- “Pritje, mall, dhimbje e lutje”, Altin Krasniqi me dedikim emocionues në 6-vjetorin e dërgimit në Hagë të babait të tij
- Kriptovalutat përfshihen në Kodin Penal, propozohet konfiskimi i pasurisë së transferuar te familjarët