Mbetet i lënduar një qytetar i cili paraprakisht sulmoi verbalisht kryetarin e Zhelinës, Blerim Sejdiun
Një person është plagosur me thikë në fshatin Strimnicë, komuna e Zhelinës.
Sipas informacioneve, ai, paraprakisht e ka kërcënuar kryetarin e komunës, Blerim Sejdiu.
Informacioni për kërcënimin është konfirmuar nga kabineti i kryetarit Sejdiu.
Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët në terren, personi F.B. paraprakisht, kishte kërcënuar kryetarin e komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në oborrin e xhamisë “Qendër”, pas çka F.B. është nisur zënkë me një person tjetër. Zënka ka vazhduar në qendër të fshatit, ku F.B. është plagosur nga personi me të cilin kishte zënkë.