Y.Hoxha: Fotografia e Taravarit me Mickofskin është e gërditshme

“Është tejet me rëndësi që shqiptarët në ditën e zgjedhjeve mos me votu kandidatin e VMRO-së. Është me rëndësi me i çu sinjal subjekteve të tyre, lidershipit të këtyre subjekteve që në formën më të papërgjegjshme e trajtojnë mandatin e tyre, duke e normalizu ardhjen e Mickoski, të frymës së ish-Gruevskit në Maqedoni për shkak të pushtetit”

Ai ka thënë se fotografia e Arben Taravarit sot me Hristijan Mickoski është e “gërditshme”, duke shtuar se është e papranueshme për skenën politike.

Më tej, analisti Hoxhaj ka thënë se përgjigjja pas asaj fotografie që duhet të vijë nga shqiptarët është se “të qenurit shqiptar nuk është vetëm privilegj i marrjes së ministrive… të qenurit shqiptar nënkupton edhe një orientim perëndimor, një orientim i cili shkon ndesh me frymën e Gruevskit dhe Mickoskit, i cili duhet të reflektohet në votë, qoftë edhe duke humb pushtet, qoftë edhe duke kalu në opozitë”.

Tutje, Hoxha ka thënë se nuk mundesh “kur të vyen me kanë shqiptarë e kur o zor me u ba ma pak shqiptar, kur thotë kadal se nashta ma me rëndësi është me hi në pushtet”.

“Janë të gërditshme sjelljet e garës mes subjekteve politike shqiptare ‘kush ka me hi në partneritet me Mickofskin, pasi kanë kuptu se Mickoskit ka shanca për fitore’”, duke shtuar tutje se “qytetarët shqiptarë të Maqedonisë duhet në ditën e zgjedhjeve të votojnë kundër Mickoskit duke votu për Panderovskin dhe duke i dhënë ‘shuplakë’ këtij lidershipi, i cili është krejtësisht i papërgjegjshëm”, ka deklaruar Ylli Hoxha.