Qeveria i reagon BE-së: E qartë që deeskalimi ka ndodhur, sikurse e qartë se masat ndaj Kosovës duhet të hiqen

Qeveria e Kosovës i ka reaguar Bashkimit Europian, meqë zëdhënësi i saj deklaroi sot se për heqjen e sanksioneve ndaj Prishtinës zyrtare vendosin shtetet anëtare, e jo politikanët e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, specifikon mes datash se situata në veri, është deeskaluar, ndaj qartësisht edhe masat ndaj Ksovës duhet hequr.

”Rasti është shumë i thjeshtë. Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023).

Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024).

Është e qartë që deeskalimi ka ndodhur. Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”.