Paralajmëron Egjipti: Sulmi izraelit në Rafah rrezikon përpjekjen për armëpushim

Egjipti ka paralajmëruar se operacioni i Izraelit në qytetin Rafah të Gazës do të kërcënojë përpjekjet për armëpushim.

Ministria e Jashtme e Egjiptit tha se i konsideroi zhvillimet e mëngjesit të sotëm një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe një kërcënim për më shumë se një milion palestinezë.

Ministria e Jashtme e vendit dënoi operacionin ushtarak të Izraelit pasi IDF mori nën kontroll anën e Gazës të kalimit Rafah këtë mëngjes.