“Njerëzit u përplasën me kabinat e bagazheve”, pasagjeri tregon çastet e tmerrit gjatë turbulencave në Singapore Airlines

Momente tmerri përjetuan pasagjerët e Singapore Airlines, që po udhëtonin nga Londra drejt Singaporit, kur u përballën me turbulenca të forta.

Një pasagjer tregoi për agjencinë e lajmeve Reuters se avioni filloi papritur “të anonte dhe të dridhej”.

“Nisa të përgatitem për atë që po ndodhte, krejt papritur pati një rënie shumë dramatike, kështu që të gjithë ne që qëndronim ulur dhe kishim hequr rripin e sigurimit, përfunduam menjëherë në tavan”, u shpreh studenti 28-vjeçar Dzafran Azmir.

“Disa njerëz goditën kokën në kabinat e bagazheve sipër dhe u lënduan teksa u përplasën në vendet ku janë dritat dhe maskat dhe depërtuan drejt e në të”, rrëfen ai.

“Dëmtimet nga turbulencat e rënda janë relativisht të rralla mes miliona fluturimeve të kryera. Megjithatë, turbulencat e rënda mund të jenë dramatike dhe të çojnë në lëndime të rënda ose në rastin më të keq në fatalitete”, shpjegon eksperti i aviacionit John Strickland për BBC.

Sipas studimeve, ndryshimet klimatike do të ndikojnë në më shumë turbulenca të rënda në të ardhmen.