Nis procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot, 10 maj nis procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferë të Kosovës.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente: letërnjoftimin e Republikës së Kosovës, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

Më tej, bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës, vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.