Në aeroplanin për Frankfurt 70 pasagjerë filluan të villnin përnjëherë, deklarohet kompania “Condor Airlines”

Një fluturim nga Mauritius për në Frankfurt të Gjermanisë, u kthye në një makth për dhjetëra pasagjerë qëu  sëmurën papritur.

Fluturimi “DE2315 i Condor Airlines” ishte gati në gjysmë të rrugës kur rreth 70 nga 290 pasagjerët filluan të vjellin.

Condor Airlines kanë bërë të ditur se po hetojnë incidentin dhe nuk do të komentojnë mbi shkaqet e mundshme, të tilla si vaktet e shërbyera për pasagjerët gjatë fluturimit.

“Condor po punon ngushtë me të gjithë partnerët dhe autoritetet përgjegjëse. Aktualisht nuk ka asnjë rezultat të disponueshëm. Kemi nisur tashmë një hetim për rastin në mënyrë që të arrijë në fund të kauzës dhe të nxjerrë masat e mundshme prej tij”, tha linja ajrore për faqen gjermane të lajmeve Bild, transmeton Klankosova.tv