Menduh Thaçi: Kur ulesh në tavolinën e bisedimeve negociatat maten cili ka mbështetje më shumë prej popullit të vet

Kryetari Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Pallçisht dega Bogovinë, mes tjerash potencoi:

Pas këtyre zgjedhjeve, dy forcat kryesore politike të shqiptarëve dhe maqedonasve do të ulen në tavolinë dhe do të duhet t’i zgjidhin disa çështje që janë finale.

Këtë ndryshimin kushtetues e kemi përmendur disa herë, e keni të qartë. Unë desha t’ju flas pak më shumë për temën tjetër. Mendoj se edhe çështja jonë e shqiptarëve hynë në fazën finale. E kemi pasur nja 30 vjet që herë pas here kemi menduar se jemi afruar. Drejt zgjidhjes finale, po këto që po ndodhin në zgjedhjet e fundit, ky fjalor shumë i keq i VMRO-DMNE-së, ky hugjum shumë i madh i maqedonasve tregon se pozitat e shqiptarëve vetëm me simbolikë janë përmirsuar, nuk janë përmisuar si duhet. Dhe për këtë arsye kam ardhur të Ju apeloj të kemi një angazhim shumë të madh në raundin e dyte të zgjedhjeve, të apeloj që të votohet Fronti me shumicë apsolute, për shkak se do të kemi negociata jashëzakonisht të vështira me ta. Kur ulesh në tavolinën e bisedimeve në negociata nuk maten njerëzit cili është më i madh, cili më i vogël, cili ka më shumë kg apo më pak, maten me ate se cilin e ka përkrahë populli i vet më shumë, cili ka mbështetje më shumë prej popullit të vet. Në këtë drejtim mendoj se edhe pse Fronti ka njëë epërsi, shumë të madhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kjo epërsi detyrimisht se duhet të rritet”.