Medin Bajrami: Do ta japim më të mirën nga vetja jonë që të ngrem që të ngremë trofeun dhe të sigurojmë Evropë
Sot me fillim në orën 19:00, në arenën “Todor Proeski” në Shkup zhvillohet edicioni i 31-të finalja e kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll mes ekipit të Tikveshit nga Kavadari dhe Voska Sport Ohrit.
Të dyja skuadrat përherë të parë luajnë finale të Kupës prandaj edhe futbollistët e të dyja skuadrave janë mjaft të motivuar që të dalin fitues i këtij ëtrofeu prestigjioz që njëherit mundëson edhe përfaqësimin e vendit në garat Europiane.
Skuadra e Vska Sport si debutuese në elitën e futbollit vendor pasi siguroi mbijetesë dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës sot pa asnjë ngarkesë janë të motivuar për të shënuar sukses historik. Njëri nga shtyllat e mbrojtjes së ekipit Voska Sport, qendër mbrojtsi Medin Bajrami deklaroi. “Është ndeshje historike per skuadrën tonë për këtë jemi të vetëdijshëm se suksesi do të ishte qershia mbi torte. Ajo që mund të premtoj është se do ta japim më të mirën nga vetja jonë që të ngrem që të ngremë trofeun dhe të sigurojmë Evropë. Unë peronalisht jam optimist se në Ohri do të ktheheme me trofeun në duarët tona. Kërkoj përkrahjen dinjitoze të publikut tanë, nuk do ti zhgënjejmë” tha Medin Bajrami
Historia tregon se në ndeshjet finale nuk ka favoritë dhe outsajder. Këto janë ato 90 apo 120 minuta, duke përfshirë goditjet e penalltive – seri në të cilat duhet të tregosh atë që di më së miri, nuk ka korrigjim, nuk ka përsëritje, nuk ka mundësi të dytë. Historia, ose më mirë thënë tradita, thotë se kur bëhet fjalë për ndeshjet finale në Kupën e Maqedonisë, në gjashtë takimet e fundit ose katër radhazi janë ekzekutuar penalti./tvklan.mk