Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për momentin nuk e ka në agjendë çështjen e Kosovës, kanë konfirmuar nga KiE. Komiteti mblidhet javën e ardhshme dhe aty pritej që pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE të shkonte në duart e Ministrave të Jashtëm të Këshillit që do të vendosnin përfundimisht nëse Kosova do të bëhej anëtarja më e re e organizatës. “Sa për sqarim, diskutimet e Komitetit të Ministrave janë konfidenciale. Në këtë moment, Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave. Nuk kemi më shumë informacion në këtë fazë, por do t’ju njoftojmë për zhvillimet”, kanë thënë nga Këshilli i Evropës. Franca dhe Gjermania kanë kërkuar kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk pranon që këto dy çështje të lidhen me njëra-tjetrën.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulejmani dhe Hasani përplasen për projektet infrastrukturore: Kush i ka meritat?
- Shasivari në Budva takon ministrin e Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Bozhoviq
- Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua
- Shasivari – O’Callaghan: Irlanda, partnere e rëndësishme në avancimin e reformave dhe agjendës evropiane
- 6 vjet në paraburgim, shteti e katërshja e UÇK-së me sytë tek Apeli
- EVN romët i quanë “CIGANI”, reagon ashpër Ilas Laskovica
- Vdekje e dhimbshme e një burri në Vlorë, e godet pasqyra e një mjeti, rrëzohet dhe e shtyp makina tjetër në rrugë
- Adnan Azizi jep lajmin e mirë: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike për Arabinë Saudite
- Rëndohet situata para Alta Bankës në Manastir, alivanosen disa qytetarë që prisnin radhë
- Kurti: Dehari “u mbyt” në burg! Familja dhe LVV kërkojnë zbardhjen e vdekjes në paraburgim