Hovenier: E mirëpresimin vendimin e Qeverisë për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar dje se ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

MPB bëri të ditur se nuk kërkohet përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim