Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi.
Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.
Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.
“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t’i maltretojë qytetarët e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”.
I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.
“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me Serbinë, ne jemi këtu t’ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta. Andaj ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vazhdojnë kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës
- Doli nga rruga dhe u përplas në sera, 62-vjeçarja plagoset rëndë
- Turisti polak dehet dhe bën skandal në Ohër, përfundon në pranga
- Sulmohen nënë e bir në Shkup, policia në kërkim të autorit
- Flakët përfshijnë pyllin dhe një shtëpi pushimi pranë Shkupit
- BDI: Nga premtimi për 31.5%, te përjashtimi institucional i shqiptarëve. VLEN po e zhbën përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
- 37-vjeçari arrestohet në Manastir, sulmoi dhe kundërshtoi policinë
- Zjarr në Gjorçe Petrov, digjet objekti në pronësi të një tetovari
- Për arsye shëndetësore shtyhet fillimi i vuajtjes së dënimit për ish-kryetarin e Karposhit Stevço Jakimovski
- Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë do të sjellë energji të re, VMRO-DPMNE merr dy ministri të reja – atë të Shëndetësisë dhe atë të Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve