Edhe 13 jeniçerë “Vredni” për qeverinë e re!

Medai Shaholli

Formimi i qeverisë së re të koalicionit me mandatin e kryekomitit Micko, tashmë ka nisur nga puna duke i përzgjedhur dhe shpërndarë detyrat për qeverinë e re të koalicionit, ku nga selia VMRO-së mandatari i ri po harton programin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme.

Siç është bërë e ditur se në qeverinë e re do marrin pjesë edhe koalicioni humbës i zgjedhjeve të 8 majit siç janë vlenistët, pasi ky është vullneti dhe dëshira e mandatarit se kë do të zgjedh në ekipin e tij dhe kë jo, sepse kjo është e drejta e forcës më të madhe politike që ka fituar zgjedhjet.

Përzgjedhja e VLEN-it dhe lënia jashtë e Frontit Europian në qeverinë e re nuk duket se do të kalojë aq lehtë dhe pa probleme për faktin e thjesht se tjetër forcë politike mori besimin e shumicës së shqiptarëve dhe tjetërkush si humbës përfaqëson shqiptarët në qeveri, kur dihet se në kampin shqiptar Fronti Europian ( ky përkufizim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si mbështetje për Frontin, por thjesht sesi pakica nuk mund të përfaqësoj shumicën, që vlente edhe për Frontin nëse i humbiste zgjedhjet) fitoi bindshëm përballë vlenistëve dhe kjo mbase do të përkeqësoj klimën politike.

Nga ana tjetër udhëheqësit e VLEN-it nuk duket se i kanë seriozisht ndryshimet kushtetuese si kusht për hyrjen e tyre ne qeverinë e re.
Dhe kjo nuk duket si fillim i mbarë për shqiptarët as për militantët e VLEN-it, të cilët votuan për ndryshimin që do të vinte me ta.

Ky shqetësim bëhet akoma më i ndjeshëm për qytetarët që duan ndryshimin lidhur me ndryshimet kushtetuese të cilat një për kohë të gjatë kanë bllokuar procesin e eurointegrimeve për shkak të tekave dhe pagatishmërisë së komitëve për rrugën europiane.
Mu për këte çështje kryekomiti Micko në një prononcim për “kanalin 5” tha: “Nuk dua të bëj marrëveshje në frymën e ultimatumeve. Nëse jemi partnerë, duhet të sillemi si partnerë”.

Çfarë fshihet brenda kësaj deklerate?
Ajo do të thotë shkurt e shqip se rregullat e lojës i vendos ai dhe jo partneri i tyre dhe se ndryshimet kushtetuese do të mbeten në “kalendat greke”.

Atëherë, për çfarë do të shërbejnë në qeverinë e koalicionit 13 jeniçerët e çuush Taravarit, që do sillte ndryshimin kur e dëgjuan mandatarin e ri se nuk ka gatishmëri për ato ndryshime që ka premtuar VLEN-i dhe as hapje të rrugës europiane!

Si do ta bëjnë ndryshimin vlenistët e Taravarit, ku para formimit të qeverisë kryekomiti Micko si mandatar për formimin e qeverisë së re, ua ngriu buzëqeshjen në buzë, duke deklaruar se nuk bëj marrëveshje në frymën e ultimatumëve, që do të thotë se kushtet e VLEN-it për ndryshimet kushtetuese nuk kanë gjasa se do të pranohen në qeverinë e re.

Për cilin ndryshim flasin vlenistët që do të vijë bashkë me ta në qeverinë e re?
Mos vallë e kanë fjalën për ndryshimin e posteve qeveritare nga integristët te vlenistët?
Nëse po, cili do jetë hapi i parë për ndryshim që do ta bëjnë vlenistët me 13 jeniçerët e çaushTaravarit në qeverinë e re?
13 jeniçerët e VLEN-it në përpjekjet e tyre pa sukses për ta sjell “ndryshimin” kanë vetëm një mundësi për të hyrë në qeverinë e re, duke hequr dorë nga kushti për ndryshimet kushtetuese dhe duke bërë nga dyzet metani lutje para patriarkut Micko, për falje të mëkateve të tyre mbi deklarimet e mëparshme fiktive për efekt elektoral, të sajesë artificiale mbi kushtin për ndryshimet kushtetuese.

Shpresat për ndryshim pas kësaj deklerate të kryekomitit Micko për shqiptarët dhe për vlenistët, po japin shenjat e para të zhgënjimit se ndryshimi që vlenistët i premtuan shqiptarëve vështirë ka për të ndodhur me ta dhe me komitët në qeverinë e re.